• среда, 01 април 2026

Aeroporti në Kuvajt u sulmua me dronë

Aeroporti në Kuvajt u sulmua me dronë

Kuvajt, 1 prill 2026 (MIA) - Rezervuarë për derivate në aeroportin ndërkombëtar në Kuvajt ishin objektiva të sulmeve me dronë, që shkaktoi zjarr në lokacionin, kumtuan autoritetet e aeroportit herët në mëngjes.

Autoritetet njoftuan se Irani qëndron pas sulmit, duke shtuar se shërbimet për intervenime urgjente janë sistemuar në terren. Sipas informatave të para, granatimi ka shkaktuar vetëm dëm material dhe nuk ka raportime për viktima.

Izraeli dhe SHBA-ja e sulmojnë Iranin nga 28 shkurti, me ç'rast Irani përgjigjet me sulme ndaj Izraelit dhe aleatët amerikanë në rajonin e Gjirit. bsh/

Foto: Ueb faqja e aeroportit në Kuvajt

Остани поврзан