• петок, 20 февруари 2026

Abas kërkon "përgjigje vendimtare" nga SHBA-ja dhe bashkësia ndërkombëtare pas masave të miratuara të Izraelit për Bregun Perëndimor

Abas kërkon

Oslo, 11 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti palestinez Mahmud Abas i bëri thirrje sot SHBA-së dhe bashkësisë ndërkombëtare që të "përgjigjen me vendosmëri" ndaj vendimit të Izraelit për të fituar kontroll më të madh mbi Bregun Perëndimor.

"Shkelje të tilla serioze kërkojnë një përgjigje vendimtare nga administrata amerikane dhe bashkësia ndërkombëtare, pasi ato pengojnë përpjekjet e Presidentit (Donald) Tramp dhe përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare", tha Abas në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin norvegjez Jonas Gar Store në Oslo.

Kabineti izraelit i Sigurisë më 8 shkurt miratoi masa që i lejojnë Izraelit të zgjerojë kontrollin e tij mbi zonat e administruara nga Autoriteti palestinez sipas Marrëveshjeve të Oslos që nga vitet '90 të shekullit të kaluar.

Masat e reja ua lehtësojnë kolonëve hebrenj blerjen e tokës, duke anuluar ligjin që për dekada i kishte ndaluar hebrenjtë të blinin drejtpërdrejt tokë në Bregun Perëndimor, të pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967. Ato gjithashtu i lejojnë Izraelit të menaxhojë vende të caktuara adhurimi, edhe nëse ato janë në zona nën kontrollin e Autoritetit palestinez. Përveç Jerusalemit Lindor, i cili është i pushtuar dhe i aneksuar nga Izraeli, në bregun Perëndimor jetojnë pothuajse tre milionë palestinezëve, së bashku me 500,000 kolonë të tjerë hebrenj që janë vendosur në vendbanime që konsiderohen të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан