• четврток, 19 март 2026

Është goditur një anije në afërsi të terminalit kryesor të gazit të lëngshëm në Katar

Është goditur një anije në afërsi të terminalit kryesor të gazit të lëngshëm në Katar

Bejrut, 19 mars 2026 (MIA) - Qendra e operacioneve tregtare detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) herët sot në mëngjes se ka marrë një raport për një anije të goditur në afërsi të Ras Lafan, kompleksit kryesor të gazit natyror të lëngshëm të Katarit.

Deri te Shërbimi informativ detar, i cili është nën juridiksionin e Marinës Mbretërore bitanike mbërriti  një raport për një anije "të goditur nga një projektili panjohur" rreth katër milje detare (7,5 kilometra) në lindje të Ras Lafan.

"Të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt dhe në gjendje të mirë", theksohet në kumtesën e Shërbimit pa dhënë detaje të mëtejshme rreth incidentit.

Më parë, autoritetet e Katarit thanë se e njëjta zonë industriale ishte shënjestruar nga "raketa balistike" nga Irani, duke shkaktuar dëme materiale dhe zjarr. Ministria e Punëve të Brendshme informoi më vonë se të gjitha zjarret në zonën Ras Lafan janë vënë nën kontroll.

Zona Ras Lafan ishte shënjestër e sulmeve edhe dje në mbrëmje.

Katari është vendi i tretë në botë për nga rezervat dhe është një nga eksportuesit kryesorë të gazit natyror të lëngshëm.

Informacione të tilla në lidhje me sulmet vijnë në një kohë kur çmimet e naftës dhe gazit po rriten pasi Irani kufizoi trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit, që është një rrugë strategjike në tregtinë globale.

Ushtria iraniane pas sulmeve izraelito-amerikane u hakmor duke qëlluar me raketa pozicionet në vendet e Gjirit që janë aleatë të SHBA-së. Në Teheran, Katari konsiderohet shumë i afërt me SHBA-në. Autoritetet e Katarit dje shpallën atashetë ushtarakë dhe të sigurisë të ambasadës iraniane dhe stafin e tyre persona non grata dhe i dëbuan nga vendi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан