Çibishev: Dita kur ndodhi tragjedia në diskotekën "Puls" dhe 30 ditët e ardhshme ishin një nga periudhat më të vështira nga karriera ime si mjek
- – Sot bëhet një vit nga tragjedia në diskotekën “Puls”, në të cilën u shuan shumë jetë të reja, ndërsa një numër i madh i të pranishmëve aty atë natë ishin lënduar. Ajo ditë dhe tridhjetë ditët e ardhshme ishin një nga periudhat më të vështira të karrierës sime si mjek, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk prof.dr. Andon Çibishev.
Shkup, 16 mars 2026 (MIA) – Sot bëhet një vit nga tragjedia në diskotekën “Puls”, në të cilën u shuan shumë jetë të reja, ndërsa një numër i madh i të pranishmëve aty atë natë ishin lënduar. Ajo ditë dhe tridhjetë ditët e ardhshme ishin një nga periudhat më të vështira të karrierës sime si mjek, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk prof.dr. Andon Çibishev.
Në Klinikën Universitare të Toksikologjisë, thekson doktori, ishin hospitalizuar njëzetë pacientë të lënduar rëndë për shkak të helmimit akut me gazra helmues, ndërsa në periudhën që vijoi kaluan edhe një numër i madh i pacientëve të cilët atë natë ishin të pranishëm në diskotekë.
Ai thekson se me punë profesionale dhe të përkushtuar dhe kujdes i gjithë personeli në Klinikë arriti t’i stabilizojë këta pacientë të rinj dhe të gjithë ata sot janë me familjet e tyre.
"Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë stafin e Klinikës Universitare për Toksikologji dhe të gjitha klinikat dhe institucionet përkatëse, të cilët gjatë asaj periudhe të vështirë na ofruan logjistikë dhe ndihmë vetëmohuese në përballimin e kësaj situate tragjike. Zoti i faltë të gjithë ata që humbën jetën. Zoti u dhëntë forcë të gjithë atyre që humbën të dashurit në fatkeqësi për të ecur përpara. Mos u ndodhtë kurrë më", deklaroi Çibishev. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s