• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Në zjarrin në komunat Çeshinovë- Obleshevë dhe Probishtip po intervenohet edhe nga ajri

Në zjarrin në komunat Çeshinovë- Obleshevë dhe Probishtip po intervenohet edhe nga ajri

Shtip, 26 gusht 2023 (MIA) - Zjarri që pasditen e djeshme shpërtheu në territorin e Komunës Çeshinovë-Obleshevë, ndërsa u përhap edhe në territorin e Komunës së Probishtipit është duke u shuar intensivisht me aeroplanë, thotë drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

Flakët janë shuar me dy helikopterë të policisë dhe një ertraktor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa uji po mbushet nga diga e Knezhevës.

MIA paraprakisht informoi se përkundër përpjekjeve të zjarrfikësve, zjarri i cili dje pasdite shpërtheu në territorin e Komunës Çeshinovë – Obleshevë ka vazhduar që me intensitet të shtuar të përfshijë sipërfaqe të barit të thatë, shkurreve dhe sipërfaqe pyjore.

“Sot në mëngjes zjarri ka përfshirë sipërfaqe të fshatit Vërbicë, Rajçan, Bunish dhe Tursko Rudare, ndërsa pak më parë është përhapur edhe në territorin e Komunës së Probishtipit", ka thënë Angellov.

Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë edhe zjarrfikësit nga NjTKZ- Koçan dhe Probishtip.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR