• e mërkurë, 31 korrik 2024

Zjarri me përmasa të mëdha në Shëngjin përhapet në afërsi hoteleve dhe apartamenteve, turistët janë evakuuar

Zjarri me përmasa të mëdha në Shëngjin përhapet në afërsi hoteleve dhe apartamenteve, turistët janë evakuuar

Tiranë, 30 korrik 2024 (MIA) - Situata me zjarrin në vendin e njohur turistik të Shqipërisë, Shëngjin, i cili ka filluar tash e sa ditë, është përkeqësua gjatë natës, për shkak të përhpajes të shkaktuar nga era.

"Edhe pas ndërhyrjes me helikopter, ishte e pamundur izolimi i plotë i zjarreve, ku për shkak të erës së fortë gjatë natës, zjarri u riaktivizua në disa zona të malit mbi malin Shëngjin", raportojnë mediat.

Ata shtojnë se zjarri i është afruar hoteleve dhe apartamenteve te Rana e hedhur, ndërsa ndërkohë banorët lokalë, si dhe turistët janë evakuuar.

Shëngjin, ku klima është identike me atë të Ulqinit, është rrethuar me pisha, ndërsa më shumë vizitorë ka nga RMV-ja, Kosova, Serbia dhe Polonia. mb/

Foto. MPB e Shqipërisë

QËNDRONI TË LIDHUR