Zjarrfikësit po luftojnë me rreth 200 zjarre pyjore në Karolinën e Veriut dhe Jugut
- Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henri Mekmaster, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtetin amerikan për shkak të më shumë se 175 zjarreve që deri më tani kanë djegur 1711 hektarë tokë.
- Post By Lindita Sulejmani
- 11:19, 3 mars, 2025

Uashington, 3 mars 2025 (MIA) - Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henri Mekmaster, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtetin amerikan për shkak të më shumë se 175 zjarreve që deri më tani kanë djegur 1711 hektarë tokë.
Ekipet e zjarrfikësve po bënin përparim në kontrollin e zjarrit në zonën e Karolina forest, në perëndim të vendpushimit bregdetar Mirtëll Biç ku banorët u urdhëruan të evakuonin disa lagje, kumtoi shërbimi i zjarrfikësve të qarkut Hori.
Komisioni i pyjeve të Karolinës së Jugut vlerësoi mbrëmë se zjarri ka djegur 6,5 kilometra katrorë bimësi, ndërsa deri atëherë 30 për qind e zjarrit ishte vënë nën kontroll. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s