"Fajneshëll tajms": Britania e Madhe distancohet nga propozimi i Makronit për armëpushim njëmujor në Ukrainë
- Britania është distancuar nga propozimi i presidentit francez Emanuel Makron për një armëpushim fillestar të kufizuar njëmujor ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa Kievi ka shprehur rezerva për ndërprerjen e luftimeve pa garanci sigurie, shkruan "Fajneshëll tajms".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:42, 3 mars, 2025

Londër, 3 mars 2025 (MIA) - Britania është distancuar nga propozimi i presidentit francez Emanuel Makron për një armëpushim fillestar të kufizuar njëmujor ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa Kievi ka shprehur rezerva për ndërprerjen e luftimeve pa garanci sigurie, shkruan "Fajneshëll tajms".
Dallimet u shfaqën pas samitit në Londër, në të cilin fuqitë e mëdha evropiane kërkuan të projektonin unitetin dhe të zhvillojnë një plan të përbashkët pas, siç theksii gazeta, takimit katastrofik në Shtëpinë e Bardhë midis presidentit të SHBA Donald Tramp dhe homologut të tij ukrainas Volodimir Zelenski.
Makroni pas samitit tha se ideja e tij për një armëpushim të kufizuar njëmujor "në ajër, në det dhe në infrastrukturën energjetike" kishte sjellë një avantazh në verifikimin e synimeve të Rusisë.
Britania e Madhe, e cila ishte nikoqire e samitit, tha se kryeministri britanik Kir Starmer dëshiron të fillojë me një plan paqeje për ta përshpejtuar, por aleatët e Starmerit thanë se një armëpushim njëmujor "nuk ishte plani i Britanisë së Madhe".
Një funksionar britanik anonim deklaroi se opsione të ndryshme ishin në tryezë, të cilat janë objekt i bisedimeve të mëtejshme me SHBA-në dhe partnerët evropianë, por se një armëpushim njëmujor nuk ishte rënë dakord.
Фото: МИА архива