Ivasava Juxhi kryetar i ri i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) njoftoi sot se e ka zgjedhur Ivasava Juxhin nga Japonia, kryetar të ri të gjykatës, i cili do të vazhdojë mandatin e ish-kryetarit Navaf Salam.
- Post By Melahat Baftija
- 18:22, 3 mars, 2025

Hagë, 3 mars 2025 (MIA) - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) njoftoi sot se e ka zgjedhur Ivasava Juxhin nga Japonia, kryetar të ri të gjykatës, i cili do të vazhdojë mandatin e ish-kryetarit Navaf Salam.
Salam ka dhënë dorëheqje në janar për t'u bërë kryeministër i Libanit. Ai u bë anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2018 dhe shkurtin e kaluar u zgjodh kryetar i asaj gjykate për një mandat trevjeçar. mb/
Foto: EPA