• e enjte, 23 maj 2024

Zjarr mes fshatrave Sushevë dhe Dobroshan në Shtip

Zjarr mes fshatrave Sushevë dhe Dobroshan në Shtip

Shtip, 26 shtator 2023 (MIA) - Zjarri i madh në rajonin e Shtipit, me stihinë e zjarrit që ka filluar nga fshati Sushevë, po luftojnë 25 zjarrëfikës nga Njësiti Territorial i Zjarrfikësve në Shtip. Komandanti i NJTZ - Shtip, Darko Kocev për MIA-n tha se në terren janë katër automjete zjarrfikëse dhe aktualisht ndodhen në afërsi të fshatit Dobroshan, ku po pengojnë zjarrin që të arrijë nëpër shtëpi.

"Bëhet fjalë për zjarr të madh që djeg bar të thatë dhe pyll të përzier. Sipërfaqja është e madhe dhe është disa qindra hektarë. Sipas informacioneve të mia, kolegët nga Sveti Nikolla tashmë janë në terren afër fshatit Bogosllovec", thotë Kocev.

Ai theksoi se bëhet fjalë për terren të paqasshëm, ndërsa në këtë zonë lëvizin vetëm me xhipa dhe automjete të terrenit. Zjarri është paraqitur në orën 15:30. qa/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR