• e hënë, 08 korrik 2024

Zjarr i madh në një ambient të hapur në Strumicë, digjej bari i thatë dhe mbetjet

Zjarr i madh në një ambient të hapur në Strumicë, digjej bari i thatë dhe mbetjet

Strumicë, 23 shkurt 2024 (MIA) - Zjarr i madh në ambient të hapur shpërtheu pasdite rreth orës 15:00 në rrethinën e Strumicës, drejt fshatit Gradsko Balldovc. Sipas informacioneve të NJTZ Strumicë, digjej bari i thatë, mbetje dhe gomë, ndërsa nga larg shihej tymi i dendur i zi.

"Zjarri është raportuar tek ne në orën 14:45 dhe në shuarjen e tij janë angazhuar 13 zjarrfikës dhe katër automjete të zjarrfikësve. Digjej bari i thatë, gomë, plastikë dhe lloj tjetër i mbetjeve", informon komandanti i NJTZ-së Strumicë, Aleksandar Gudev.

Zjarri është shuar nga ana e zjarrfikësve pas një ore pasi është raportuar në NJTZ Strumicë. sa/

Foto: NJTZ Strumicë

QËNDRONI TË LIDHUR