• e mërkurë, 31 korrik 2024

Zjarr i madh në Dojranin e Vjetër, përfshihen tre shtëpi

Zjarr i madh në Dojranin e Vjetër, përfshihen tre shtëpi

 Dojran, 30 korrik 2024 (MIA) - Një zjarr i madh ka shpërthyer në Dojranin e Vjetër tek deponia, në vendin e quajtur Karaç dhe sipas informacioneve prej aty janë përfshirë tre shtëpi. Janë duke u evakuuar banorët, ndërsa të lënduar nuk ka. 

 Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Dojranit, Ango Angov dhe drejtori i Qendrës për Menaxhimin me Kriza (QMK) Stojançe Angellov. 

 Sipas Angovit, bëhet fjalë për një zjarr të madh i cili po digjet tash e disa orë dhe në shuarjen e tij përveç banorëve po marrin pjesë edhe zjarrëfikës nga Dojrani, Vallandova dhe Strumica. 

 "Apelojmë për ndihmë nga Drejtoria për Mbrpjtje dhe Shpëtim, pasi deri tani nuk kemi pasur sukses të përballemi me stihinë e zjarrit që përhapet nën tërbimet e erës së fortë shumë shpejt. Zjarri me siguri është vënë, pasi në vendin ku shpërtheu kemi gjetur kanta me vaj motori", deklaroi për MIA-n kryetari i Komunës, Ango Angov. 

 Përveç këtij zjarri, në territorin e Komunës së Dojranit ka shpërhyer edhe një zjarr në fshatin Nikoliq, i cili u zhvendos në anën greke të liqenit të Dojranit. qa

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR