• e diel, 22 dhjetor 2024

Zidani, Murinjo dhe Kapello i bashkohen organit të ri të UEFA-s për të biseduar për ndryshimet në futboll

Zidani, Murinjo dhe Kapello i bashkohen organit të ri të UEFA-s për të biseduar për ndryshimet në futboll

Nion, 7 prill 2023 (MIA) - Unioni Evropian i Futbollit (UEFA) do të krijojë  Bord të trajnerëve dhe lojtarëve legjendar, publikoi "Tajms".

Aktivitetet kryesore të komisionit do të jenë konsultimet për ndryshimin e rregullave të lojës, arbitrim, kalendar të ndeshjeve dhe zhvillim të të rinjve. 

Zhose Murinjo, Karlo Ançeloti, Zinedin Zidan, Paolo Maldini, Fabio Kapello, Havier Zaneti, Luis Figo, Filip Lam, Ronald Kuman, Geret Satgejt, Rio Ferdinand, Mikael Laudrup, Rafa Benitez, Roberto Martinez, Robi Kin. 

 Shef i Bordit të Futbollit është zgjedhur Ish-lojtari i Kroacisë dhe Milanit, Zvonimir Boban.

Takimi i parë e komisionit  të “yjeve” është caktuar për më 24 prill në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës. Takime të tilla pritet të mbahen çdo vit. ar/

Foto: EPA 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR