• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

ZGJEDHJET 2024/ Ademi: Kërkesa për zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend mbetet edhe gjatë formimit të qeverisë së ardhshme

ZGJEDHJET 2024/ Ademi: Kërkesa për zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend mbetet edhe gjatë formimit të qeverisë së ardhshme

Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA) - Nënkryetari dhe zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencën e sotme për media, duke i falënderuar qytetarët, të cilët dhanë nënshkrimet për kandidaturën e Bujar Osmanit për president të shtetit, theksoi se kërkesa e BDI-së që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend do të mbetet edhe gjatë formimit të qeverisë së ardhshme. 

"Kjo kërkesë do të jetë edhe pas rrethit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve presidenciale, edhe pas zgjedhjeve parlamentare dhe gjatë formimit të qeverisë. Kështu që, këto deklarata të tilla dhe të ngjashme i kemi dëgjuar edhe kur e kemi promovuar konceptin për kryeministrin shqiptar. Por kjo u realizua. Ne medojmë se kjo është ide shumë përparimtare duke u nisur nga arsyet të cilat tashmë i theksova. Edhe kursim të mjeteve të buxhetit, por edhe që të pengohet lodhja e qytetarëve nga pjesëmarrja dhe në mbledhjen e nënshkrimeve dhe në pjesëmarrjen në fushatën për funksionin e presidentit të shtetit. Duke pasur parasysh se jemi demokraci parlamentare logjike do të ishte që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend", tha ai.

Kjo, theksoi ai, do të mundësojë president me legjitimitet të plotë, kursim të mbi 20 milionë eurove në shtet, dhjetëra mijëra qytetarë do të kursehen nga procesi i mbledhjes së nënshkrimeve, të gjithë qytetarët gjithashtu do të kursehe nga fushata dhe pjesëmarrja në zgjedhje për funksion protokollar. 

Ademi theksoi se nuk është progresive nëse thuhet se një funksion shtetëror është i rezervuar vetëm për një bashkësi etnike, ndërsa gjatë kësaj të mos mendohet për cilësinë. 

"Jo, nuk është progresive nëse themi se funksioni shtetëror i rezervohet vetëm një bashkësie etnike, pa marrë parasysh cilësinë. Shpesh ka deklarata deri kur me kuota etnike, apo jo? Ka pasur deklarata kur fokusohemi te cilësia? Epo, ne kemi kandidatin presidencial më cilësor, pse kjo ide nuk do të ishte progresive dhe pse nuk do të ishte progresive nëse presidenti i vendit, si në demokracitë e tjera parlamentare, zgjidhet në Kuvend, dhe jo nëzgjedhje, duke marrë parasysh normat kushtetuese, ku për të pasur cikël të suksesshëm zgjedhor presidencial, vërtet duhen përpjekje të mëdha - censusi në rrethin e parë dhe censusi për zgjedhje të suksesshme presidenciale në rrethin e dytë", theksoi Ademi.

Shtoi se për shkak të kësaj ndryshimet kushtetuese më parë ishin në këtë drejtim veçanërisht për rrethin e dytë të zgjedhjeve - nga 50 për qind dalje në 40 për qind dalje. Vlerëson se nëse presidenti i shtetit zgjidhet në Kuvend do të sigurohet koncensus shoqëror, sepse aty marrin pjesë partitë, të cilët i kanë zgjedhur qytetarët, ndërsa me shumicën e Badenterit do të sigurohet edhe koncensus ndëretnik.

"Legjitimiteti i atij presidenti, i cili do të zgjidhet në Kuvend me shumicë të dyfishtë dhe me shumicë prej dy të tretave dhe me shumicë të Badenterit do të jetë shumë, shumë më i madh se sa legjitimiteti i marrë me 41, 42 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve në listën zgjedhore. Për këtë këtu e shohim progresin e kësaj ideje", tha ai. 

Ademi potencoi se Arben Taravari është shkarkuar nga partia e tij amë dhe vlerëson se nuk ka kredibilitet të përfaqësohet si personalitet i cili është për bashkim në gjithë shoqërinë. 

"Fillimisht z. Taravari është shkarkuar në partinë e tij amë dhe prandaj vlerësojmë se ai nuk ka kredibilitet për të përfaqësuar personalitet që është bashkues në të gjithë shoqërinë. Në partinë e tij u shkarkua nga Kuvendi Qendror, si dhe nga Kongresi. Sigurisht që ato janë procese të brendshme partiake dhe ne si parti tjetër nuk na shqetëson, por një person që nuk mund të sigurojë konsensus në partinë e tij amë nuk mund të sigurojë konsensus në të gjithë publikun, ndaj i urojmë proces të suksesshëm të grumbullimit të nënshkrimeve. Ne besojmë se Bujar Osmani është në nivel krejtësisht tjetër, një profil krejtësisht tjetër i një politikani, një politikani evropian që e ka përfaqësuar vendin me dinjitet dhe po e përfaqëson akoma vendin në nivel ndërkombëtar, ndërsa për këtë flet edhe sekretari i shtetit të SHBA-së, Blinken dhe Këshilli Ministror i OSBE-së që u organizua në Shkup. Që nga pavarësia e deri më tani nuk ka pasur ngjarje të tillë ndërkombëtare të organizuar nën përkujdesjen e Bujar Osmanit", tha Ademi.

Në pyetjen nëse Osmani do të heqë dorë nga funksioni i ministrit kur tani zyrtarisht hyn në garën për president, Ademi theksoi se nuk ka kurrfarë pengese kushtetuese ose ligjore në këtë proces që ai të jetë në funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale. 

"Zgjedhjet presidenciale përkojnë me ato parlamentare, kështu që nuk ka kurrfarë pengese kushtetuese ose ligjore në këtë proces, ai të jetë në funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme, ndërsa në ndërkohë të marrë pjesë në garën për zgjedhjet presidenciale. Si të kërkojmë tani edhe nga presidenti i tanishëm Pendarovski të japë dorëheqje që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, kështu që kjo nuk ka logjikë", tha ai. 

Ademi kumtoi se ndryshimi i Kushtetutës dhe mënyrës së zgjedhjes së presidentit do të jenë temat kryesore në të cilat do të përqendrohet BDI-ja gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. 

"Premtimi ynë kryesor është ndryshimi i Kushtetutës dhe për mënyrën e zgjedhjes së presidentit, por edhe për përmbushjen e detyrimit të cilin e kemi në procesin e integrimeve evropiane, ndërsa gjithsesi se me kalimin e kohës, tashmë është finalizuar programi ynë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, kështu që para publikut si edhe gjithnjë, si edhe tani i prezantojmë programet tona", tha Ademi. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR