• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zgjedhje lokale në Turqi: CHP fitoi në Stamboll dhe Ankara

Zgjedhje lokale në Turqi: CHP fitoi në Stamboll dhe Ankara

Ankara, 1 prill 2024 (MIA) - Partia Popullore Republikane (CHP), partia kryesore opozitare në Turqi, ka fituar në Stamboll dhe Ankara.

Me hapjen e 90 për qind të kutive të votimit në mbarë Turqinë, CHP prinë me 37,3 për qind të votave, ndërsa AKP, partia e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, vijon me 35,78 për qind.

Pjesë të mëdha nga pjesa perëndimore, jugore dhe veriore e vendit janë nën kontroll të CHP, ndërsa partia prokurde Dem fitoi kontroll në pjesën e juglindjes.

Partia e Erdoganit dominon ende në Turqinë qendrore dhe ka sukses të madh në rajonet e shkatërruara nga tërmeti në shkurt të vitit 2023. Kjo i përfshin qytetet si Kahramanmaras dhe Gaziantep.

Gjatë fushatës parazgjedhore, Erdogani theksoi se ky do të jetë mandati i tij i fundit, pasi që mandati i tij përfundon në vitin 2028.

Ozgyr Ozel, kryetar i CHP-së, i përgëzoi votuesit, duke thënë se "duan ta hapin derën për klimë të re politike në Turqi". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR