• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zgjedhen kryetarët e Gjykatës së Apelit Manastir dhe Gjykatave Themelore në Gjevgjeli, Kavadar dhe Koçan

Zgjedhen kryetarët e Gjykatës së Apelit Manastir dhe Gjykatave Themelore në Gjevgjeli, Kavadar dhe Koçan

Shkup, 10 mars 2025 (MIA) - Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut u zgjodh kryetari i Gjykatës së Apelit Manastir, si dhe kryetarët e Gjykatave Themelore në Gjevgjeli, Kavadar dhe Koçan.

Me 13 vota "për", gjyqtarja Zhaklina Doveden u zgjodh kryetare e Gjykatës së Apelit – Manastir.

Trembëdhjetë vota "për" ka marrë kandidatja e vetme për kryetare të Gjykatës Themelore – Kavadar, Elizabeta Petkovska.

Për pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore – Koçan kishte vetëm një kandidat, Spiro Borisov, pasi që kandidati tjetër paraprakisht u tërhoq. Ai u zgjodh me 12 vota "për", pasi u konstatua se në sallë mungonte një anëtar.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor në seancë potencuan se të gjithë kandidatët që kanë aplikuar kanë qenë gjyqtarë cilësorë, ndërsa nuancat ishin vendimtare në zgjedhje.

Seanca e Këshillit Gjyqësor vazhdon me zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Themelore Manastir, Gjykatës Themelore Veles, Gjykatës Themelore Gjevgjeli, Gjykatës Themelore Gostivar, Gjykatës Themelore Civile Shkup, Gjykatës Themelore Penale Shkup, Gjykatës Themelore Dellçevë, Gjykatës Themelore Kavadar, Gjykatës Themelore Kërçovë, Gjykatës Themelore të Ohrit, Gjykatës Themelore Koçan, Gjykatës Themelore të Sveti Nikollës, Gjykatës Themelore Strugë, Gjykatës Themelore Strumicë, Gjykatës Themelore Tetovë dhe Gjykatës Themelore Shtip.

Në rend dite është edhe miratimi i Vendimeve për emërimin e u.d. të kryetarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës Themelore në Ohër, miratimi i Vendimit për zgjedhjen e gjyqtarit porotë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, si dhe miratimi i vendimit për kërkesën e paraqitur për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetarit në gjykatë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR