• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski takon kryeministrin kroat Plenkoviq para fillimit të Samitit Ukrainë- Evropa Juglindore në Dubrovnik

Zelenski takon kryeministrin kroat Plenkoviq para fillimit të Samitit Ukrainë- Evropa Juglindore në Dubrovnik

Dubrovnik, 9 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski sot u takua me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq për të nënshkruar marrëveshje 10 vjeçare dypalëshe për bashkëpunim dhe mbështetje nga Kroacia për Ukrainën.

Takimi u zhvillua para fillimit të samitit Ukrainë- Evropa Juglindore në Dubrovnik ku Zelenski është paraparë të diskutojë mbi përpjekjet ndërkombëtare për paqen, bëjnë të ditur mediat vendase dhe botërore.

"Së bashku do ta zhvillojmë bashkëpunimin midis industrive tona të mbrojtjes. Kroacia do të vazhdojë të ofrojë pajisje dhe të ndajë ekspertizën në çminimin humanitar", shkroi Zelenski në rrjetin Iks.

Në publikimin e tij Zelenski potencoi se temë kryesore e bisedës së tij me Plenkoviqin ka qenë "ndihma dhe bashkëpunimi në mbrojtje, çminimi humanitar, rehabilitimi i fëmijëve ukrainas dhe ushtarëve të plagosur, rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi evropian i vendit".

Nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, Kroacia ka siguruar tashmë 11 pako ndihmë ushtarake për Kievin.

Zelenski tha gjithashtu se planifikon me përfaqësuesit e 12 vendeve në samit të diskutojë mbi bashkëpunimin në rrugën drejt inkuadrimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe NATO. rq/

Foto: Iks

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR