• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski pas takimit me Trampin: Biseduam për armëpushim dhe paqe të vërtetë

Zelenski pas takimit me Trampin: Biseduam për armëpushim dhe paqe të vërtetë

Hagë, 25 qershor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski kumtoi se ka pasur "një takim të gjatë dhe të rëndësishëm" me presidentin amerikan Donald Tramp.

"I përfshimë të gjitha çështjet e rëndësishme", shënoi ai, duke shprehur falënderim për "presidentin dhe SHBA-në".

Zelenski informon se kanë biseduar edhe për "arritjen e armëpushimit dhe paqen e vërtetë", dhe "si të mbrohet populli ukrainas".

"Vlerësojmë vëmendjen dhe gatishmërinë të ndihmoni të afrohet paqja", theksoi Zelenski.

Ai njoftoi se më vonë do të vijojnë detaje për takimin. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR