• e mërkurë, 03 korrik 2024

Zelenski për vizitë në Spanjë

Zelenski për vizitë në Spanjë

Kiev, 27 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski sot në Madrid do të takohet me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez dhe me mbretin spanjoll Felipe i Gjashtë.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Zelenskit në Spanjë. Sançez më parë paralajmëroi se në takim me Zelenskin do të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim dypalësh. Ukraina marrëveshje të tilla lidhi me Gjermaninë, Francën, Italinë dhe vende të tjera. 

Zelenski duhej të qëndronte në Spanjë në mes të muajit, por vizita ishte anuluar për shkak të ofensivës së re ruse në veri të Ukrainës. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR