• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zelenski nënshkroi ligjin për rritjen e shpenzimeve ushtarake të Ukrainës për 12 miliardë dollarë

Zelenski nënshkroi ligjin për rritjen e shpenzimeve ushtarake të Ukrainës për 12 miliardë dollarë

Kiev, 21 shtator 2024 (MIA) - Ushtria ukrainase po merr më shumë para për luftën kundër sulmit rus në bazë të ligjit të ri të nënshkruar nga presidenti Volodimir Zelenski i cili më parë është miratuar nga Parlamenti, njofton DPA.

Mediat lokale raportuan sot se ligji i ri rrit shpenzimet ushtarake në rreth 12 miliardë dollarë. Përforcimi do të financohet nga kreditë, taksat dhe rritja e taksave për duhanin dhe karburantin. Rritja do të përdoret për të paguar kompensime për ushtarët në vijën e frontit këtë muaj.

Parlamenti i Ukrainës miratoi të mërkurën ribalancin e buxhetit si përgjigje e luftës së vazhdueshme. Kjo do të rrisë shpenzimet buxhetore me rreth 13 për qind në ekuivalentin e mbi 90.5 miliardë dollarëve - një rekord për Ukrainën.

Vendi po mbrohet kundër invazionit rus për më shumë se dy vjet e gjysmë. Ukraina thotë se ka marrë mbi 98 miliardë dollarë ndihmë të huaj që nga fillimi i luftës në shkurt 2022. 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR