• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski kërkon takim të trefishtë pas samitit Putin-Tramp në Alaskë

Zelenski kërkon takim të trefishtë pas samitit Putin-Tramp në Alaskë

Kiev, 15 gusht 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili nuk do të marrë pjesë në samitin amerikano-rus në Alaskë, deklaroi se pret një raport nga shërbimet e inteligjencës për përmbajtjen e bisedimeve.

“Sot pres një raport nga shërbimet tona të inteligjencës mbi qëllimet aktuale të palës ruse dhe përgatitjet për takimin në Alaskë”, shkroi Zelenski në Telegram.Ai theksoi se qëllimi kryesor është që bisedimet midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump të hapin rrugën për një takim trepalësh, në të cilin ai vetë do të merrte pjesë.

Ai theksoi se qëllimi kryesor është që bisedimet midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Tramp të hapin rrugën për një takim të trefishtë, në të cilin do të merrte pjesë edhe vetë ai.

"Është koha për t'i dhënë fund luftës, kurse Rusia duhet të ndërmarrë hapat e duhur. Ne mbështetemi te Amerika", theksoi Zelenski.

Putini dhe Trampi sot duhet të takohen në Ankorejxh për herë të parë pas fillimi të pushtimit në shkurt të vitit 2022. Pritet që fokusi të jetë në rrugët e mundshme për arritjen e armëpushimit. ls/

Foto:Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR