Zelenski: Dorëzimi me kohë i raketave për mbrojtje kundër ajrore shpëton jetë të njerëzve
- Dorëzimi me kohë i raketave për mbrojtjen kundër ajrore të Ukrainës, zbatimi i marrëveshjeve të sistemeve të mbrojtjes dhe prodhimi dhe dërgesa e sistemeve radio-elektronike nënkupton shpëtimin e jetëve të njerëzve, deklaroi sot presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:20, 13 nëntor, 2024
Kiev, 13 nëntor 2024 (MIA) - Dorëzimi me kohë i raketave për mbrojtjen kundër ajrore të Ukrainës, zbatimi i marrëveshjeve të sistemeve të mbrojtjes dhe prodhimi dhe dërgesa e sistemeve radio-elektronike nënkupton shpëtimin e jetëve të njerëzve, deklaroi sot presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski.
"Në mëngjes pati një tjetër sulm të kombinuar rus në qytetet tona dhe ai mori një përgjigje efektive nga mbrojtja jonë kundërajrore. Kemi shkatërruar raketat ruse, që sulmuan Kievin, si dhe dronët", ka shkruar Zelenski në Telegram.
Ai precizoi se në sulmet janë shfrytëzuar rreth 90 dronë.
"Është me rëndësi që forcat tona të kenë mjetet për mbrojtjen e vendit nga terrori rus. U jam mirënjohës secilit prej partnerëve të cilët ndihmojnë. Dorëzimi në kohë i raketave për sistemin tonë të mbrojtjes ajrore, zbatimi i marrëveshjeve për sistemet e mbrojtjes, prodhimi dhe dërgesa e mjeteve radio-elektronike, do të thotë, pa ekzagjerim, të bëhesh shpëtimtar i njerëzve. Çdo manifestim i tillë i efektivitetit të mbrojtjes sonë ajrore do të thotë shpëtim i jetëve njerëzore dhe infrastrukturë të mbrojtur. Sa më shumë rezultate të arrijnë ushtarët tanë, aq më afër do të jetë fundi i luftës", vlerësoi Zelenski. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s