• e diel, 22 dhjetor 2024

"Uoll strit xhurnal": Tramp përgatit projekt dekret për shkarkim më efikas të gjeneralëve të pabindur

Uashington, 13 nëntor 2024 (MIA) - Ekipi i presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp po shqyrton një projekt-urdhër ekzekutiv që do të krijonte një "bord luftëtarësh" të përbërë nga personel të lartë ushtarak në pension me autoritet për të rishikuar oficerët me tre dhe katër yje dhe për të rekomanduar largimin e atyre që konsiderohen të paaftë për udhëheqje, raportoi mbrëmë "Uoll strit xhurnal".

Me këtë dekret, Donald Tramp mund të largojë më lehtë gjeneralët dhe admiralët për të cilët është vëretuar se "mungojnë cilësitë e nevojshme drejtuese", shkruan botimi. Në mandatin e kaluar ai kishte probleme me gjeneralët që ndonjëherë nuk i zbatonin urdhrat e tij. Por mund të krijojë gjithashtu një efekt ftohës midis oficerëve të lartë ushtarakë, duke pasur parasysh kërcënimin e mëparshëm të presidentit të zgjedhur për të pushuar "gjeneralët e zgjuar", duke iu referuar oficerëve që promovojnë diversitetin në radhët ushtarake në kurriz të gatishmërisë luftarake.

Si komandant i përgjithshëm, Tramp mund të shkarkojë çdo oficer sipas dëshirës, ​​por një bord i jashtëm, anëtarët e të cilit ai emëron, do të anashkalonte sistemin e rregullt të promovimit të Pentagonit, duke i sinjalizuar të gjithë aparatin ushtarak se ai synon të largojë një numër të caktuar gjeneralësh dhe admiralësh.

Projekt-urdhri thotë se qëllimi është krijimi i një rishikimi që përqendrohet në "aftësinë e lidershipit, gatishmërinë strategjike dhe përkushtimin ndaj përsosmërisë ushtarake". Drafti vjen nga një prej disa grupeve politike të jashtme që punojnë me ekipin e shkarkimit dhe është një nga shumë urdhra ekzekutivë që ekipi po shqyrton. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR