• e diel, 22 dhjetor 2024

KB: Pothuajse 14.000 gra shtatzëna në Liban janë prekur nga konflikti me Izraelin

KB: Pothuajse 14.000 gra shtatzëna në Liban janë prekur nga konflikti me Izraelin

Nju Jork, 13 nëntor 2024 (MIA) - Rreth 14.000 gra shtatzëna në Liban janë prekur nga lufta mes Izraelit dhe grupit militant Hezbollah, thuhet në një raport të publikuar sot nga Zyra e KB-së për të Drejtat e Njeriut.

Zyra e komisarit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) njoftoi se sipas të dhënave të fundit, rreth 1.500 nga këto gra do të lindin në javët në vijim.

Në përgjithësi, rreziku i shfrytëzimit seksual dhe abuzimit të grave është i lartë në strehimoret e mbipopulluara në Liban, thuhet në raport.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të KB-së për Migracionin (IOM), veprimet ushtarake në Liban kanë detyruar rreth 880.000 njerëz të lëvizin brenda vendit. Rreth 470.000 njerëz të tjerë kanë ikur në Sirinë fqinje, ku lufta civile filloi në vitin 2011.

OHCHR u bëri thirrje donatorëve ndërkombëtarë për 426 milionë dollarë për të ofruar mbështetje bazë për të prekurit në Liban. Deri më tani është siguruar vetëm rreth një e katërta e kësaj shume. mb/

Foto: EPA

 

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR