Melania Trampi e refuzoi ftesën e Xhill Bajdenit, por mori urim urim për kthimin në Shtëpinë e Bardhë
- Zonja e Parë e SHBA-së Xhill Bajdeni i ka dërguar një letër të shkruar me dorë Melania Trampit, ka zbuluar një persoan zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:50, 13 nëntor, 2024
Uashington, 13 nëntor 2024 (MIA) - Zonja e Parë e SHBA-së Xhill Bajdeni i ka dërguar një letër të shkruar me dorë Melania Trampit, ka zbuluar një persoan zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Zonja e Parë, Xhill Bajdeni së bashku me Presidentin Xho Bajdenin sot e pritën presidentin e sapozgjedhur Donald Trampin pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, tha një përfaqësues zyrtar.
Xhill Bajdeni e ftoi ish-zonjën e parë Melania Trampin në një takim tradicional midis dy zonjave të para, njëra në largim, tjetra në ardhje, por mediat amerikane raportojnë se Melania Trampi refuzoi për shkak të një angazhimi të planifikuar më parë në lidhje me librin e saj.
Sipas një përfaqësuesi të Shtëpisë së Bardhë, Xhill Bajdeni i dorëzoi Trampit një letër urimi të shkruar me dorë për zonjën Tramp, në të cilën ajo shprehte gatishmëri e ekipit të saj për të ndihmuar gjatë tranzicionit.
Foto: EPA