• e premte, 05 korrik 2024

Zbulohen 1,3 kilogramë drogë, arrestohen dy banorë të Tetovës

Zbulohen 1,3 kilogramë drogë, arrestohen dy banorë të Tetovës

Tetovë, 12 tetor 2023 (MIA) - Dy vëllazër u arrestuar dje pasi u gjet drogë gjatë bastisjes së shtëpisë së tyre në Tetovë. Është gjetur marijuanë në disa paketime.

"Më 11.10.2023 në orën 18:40 në Tetovë, nëpunësit policor nga Departamenti për Tregi Ilegale me Drogë dhe Armë pranë SPB Tetovë i privuan nga liria K.R.(24) dhe L.R.(22) të dy nga Tetova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër gjyqësor, në hapësirat që i kanë përdorur janë gjetur dhe marrë disa paketime me rreth një kilogramë e 300 gramë marijuanë dhe peshore digjitale, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

Dy të arrestuarit janë mbajtur në Stacionin policor Tetovë, pas së cilës është njoftuar prokurori publik.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet padi përkatëse. sa/

foto: SPB Tetovë 

QËNDRONI TË LIDHUR