Zbardhet sulmi ndaj ekipit të gazetarëve në Tetovë
- Në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë sot është zhvilluar një bisedë informative me 43-vjeçarin A.S nga Pallçishti i Epërm, Tetovë.
- Post By Fami Bajrami
- 16:06, 8 nëntor, 2023

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë sot është zhvilluar një bisedë informative me 43-vjeçarin A.S nga Pallçishti i Epërm, Tetovë.
Me datë 7.11.2023 në ora 12:00 ai është denoncuar nga 25 vjeçari, H.A nga fshati Kalishtë në Gositvar, se në Tregun e gjelbërt në Tetovë, ka pasur një sjellje agresive ndaj tij dhe ndaj kolegës së tij, përderisa ata përgatisnin material për një reportazh gazetaresk. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet parashtresë adekuate, njoftojnë nga MPB. si/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s