• e shtunë, 10 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Seanca të shtatë komisioneve parlamentare

Seanca të shtatë komisioneve parlamentare

Shkup, 10 mars 2025 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, për arsim, shkencë dhe sport, bujqësi, menaxhim të ujërave dhe pylltari, për financim dhe buxhet, për politikë sociale, demografi dhe rini, si dhe Komisioni ligjvënës- juridik. Seancë do të mbajë edhe Komisioni për çështje evropiane dhe Këshilli kombëtar për integrime evropiane.

Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike janë ndryshimet në Ligjin për punësimin dhe punën e të huajve, Ligjit për këshillat evropiane të punës, Ligjit për evidencat në fushën e punës dhe Propozim ligji për angazhimin e personave, të gjitha në lexim të parë.

Komisioni për arsim do të shqyrtojë ndryshimet në Ligjin për sportin dhe Ligjin për qendrën shtetërore të provimeve, të dyja në procedurë të shkurtuar.

Propozim- ligji për ndryshimin e Ligjit për pyjet në procedurë të shkurtuar do të shqyrtohet nga Komisioni përkatës parlamentar i bujqësisë, menaxhimit të ujërave dhe pyjeve, me procedurë të shkurtuar.

Komisioni për financa dhe buxhet do ta shqyrtojë Propozim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini është Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor në procedurë të shkurtuar. Për momentin nuk ka informacione se kush do ta drejtojë këtë seancë, pas dorëheqjes së kryetares së këtij komisioni Ilire Dautit nga Fronti Evropian. Një nga opsionet është që kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, të emërojë një deputet i cili do ta bëjë këtë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij trupi parlamentar.

Sot në Kuvend do të mblidhen edhe Komisioni për çështje evropiane dhe Këshilli kombëtar për integrime evropiane. Para anëtarëve të këtyre dy trupave do të prezantohet programi dhe prioritetet e presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor 2025.

FOTO: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR