• e premte, 05 dhjetor 2025

Zaharova: Rusia ka të drejtë t'i sulmojë vendet që e furnizojnë Ukrainën me armë

Zaharova: Rusia ka të drejtë t'i sulmojë vendet që e furnizojnë Ukrainën me armë

Moskë, 18 korrik 2025 (MIA) - Zëdhënësja e Minsitrisë ruse të Punëve të jashtme, Maria Zaharova, mbrëmë deklaroi se Moska ka të drejtë t'i sulmojë objektet ushtarake të vendeve që e furnizojnë Ukrainën për goditje të thella në Rusi.

"Rusia konsideron se ka të drejtë ta shfrytëzojë armatimin e vet kundër objekteve ushtarake të atyre vendeve që lejojnë armët e tyre të përdoren kundër Rusisë", tha ajo në brifing.

Zaharova theksoi se në rast të eskalimit të mëtutjeshëm, Rusia do të përgjigjet "me vendosmëri dhe në mënyrë të njejtë".

"Të përkujtojmë se në nëntor të vitit 2024, presidenti rus, Vlladimir Putin e tregoi qartë qëndrimin e Rusisë për vendimin e vendeve perëndimroe për t'i dhënë dritë të gjelbër përdorimit të sistemeve të tyre për goditje me rreze të gjatë veprimi thellë në territorin rus. Ky qëndrim do të mbetet i pandryshueshëm. Rusia konsideron se ka të drejtë ta prëdorë armatimin e vet kundër objekteve ushtarake të atyre vendeve që lejojnë përdorimin e armëve të tyre kundër Rusisë, ndërkaq në rast të eskalimit të mëtutjeshëm të konfliktit, ne do të përgjigjemi me vendosmëri dhe me efekt të njejtë", tha Zaharova.

Sipas saj, nëse Ukraina i prëdorë sistemet Taurus me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë, ushtria gjermane do të jetë drejtpërdrejtë e përfshirë në planifikimin dhe zbatimin e operacioneve ushtarake kundër Rusisë.

"Në të vërtetë, personeli ushtarak gjerman do të jetë drejtpërdrejtë i përfshirë në planifikimin dhe zbatimin e operacioneve ushtarake kundër vendit tonë nëse përdoren 'Taurus' apo modifikimet e tyre nën emra të tjerë", tha Zaharova.

Zaharova shtoi se pa dallim nëse Perëndimi tenton t'i mbulojë planet e këtilla, nuk do të mund t'i "fshehë gjurmët e veta", sepse raketat e para të rrëzuara nga sistemet ruse për mbrojtje kundërajrore shumë shpejtë do të mundësojnë të konfirmohet se ku dhe si janë prodhuar sistemet e tilla dhe, së është më me rëndësi, të konstatohet vendi i prejardhjes.

"Tashmë paralajmëruam për pasojat", konkludoi diplomatja. Ajo, gjithashtu, theksoi se përdorimi i raketave gjermane Taurus nga ana e armatës ukrainase do të thoshte pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e Gjermanisë në luftime.

Paraprakisht, kancelari gjerman Fridrih merc premtoi se Forcat e armatosura të Ukrainës (OSU)së shpejti do të marrin armë me rreze të gjatë veprimi nga prodhimi gjermano-britanik.

Minsitri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov, duke e komentuar deklaratën e kancelarit gjerman për "shterje të mjeteve diplomatike" për zgjidhje të problemeve në Ukrainë, theksoi se Rusia do ta marrë parasysh kursin e militarizimit të miratuar në Evropë në të gjitha sferat e planifimit të vet. ab/

Foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR