• e martë, 21 janar 2025

Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Jusufi në Konferencën Kërkimore Parlamentare në Tiranë

Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Jusufi në Konferencën Kërkimore Parlamentare në Tiranë

 Shkup, 28 nëntor 2024 

 Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë u mbajt Konferenca Kërkimore Parlamentare Vjetore, me temë “Përmirësimi i rolit të Kuvendit në krijimin e politikave të bazuara në dëshmi”, ku mori pjesë edhe Delegacioni i Kuvendit.

Fjalim në panel-diskutimin me temë “Roli i inteligjencës artificiale në procedurat parlamentare dhe procesin legjislativ”, kishte zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ibush Jusufi.

 Ai iu referua rolit të inteligjencës artificiale, si në jetën e përditshme, ashtu edhe në punën e parlamenteve. Theks i veçantë në fjalim u vu në përdorimin e softuerit Trados, i cili ofron mjete mbështetëse të përkthimit dhe sisteme të menaxhimit të përkthimit, përmes mësimit makinerik me memorie përkthimi të serverit të përbashkët.

U theksuan gjithashtu përpjekjet për të zhvilluar udhëzime për përdorimin e inteligjencës artificiale në kërkimin, hulumtimin dhe proceset e punës së përditshme të Shërbimit dhe deputetëve.

 Sektori për Marrëdhënie me Opinionin i Kuvendit

 Foto: Kuvendi

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR