• e premte, 13 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri Nikolloski paralajmëroi investime të reja infrastrukturore në Shtip

Zëvendëskryeministri Nikolloski paralajmëroi investime të reja infrastrukturore në Shtip

 Shtip, 8 nëntor 2024 (MIA) - Për vizitë në Komunën e Shtipit sot ishte nënkryetari i Qeverisë, Aleksandar Nikolloski, i cili së bashku me kryetarin e Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov kryen inspektim në punimet e ndërtimit në akset e rrugëve "Hristian Karposh", dhe "ASNOM" në lagjen Levaci të Shtipit. 

Zëvendëskryeministri Nikolloski theksoi se vetëm këtë vit Qeveria në projektet kapitale në Komunën e Shtipit investoi 1,1 milion euro. 

 "Ato janë rrugët "Pançe Karagjozov", udhëkryqi tek Senjak, ajo është "Peti kongres", "Braqa Danevi" dhe rruga "Solidarnost", të cilat tashmë janë kryer, ndërsa po bëhet rikonstruksioni i këtyre rrugëve, ku jemi këtu. Ato janë rrugët "Hristijan Karposh" dhe "ASNOM", ndërsa gjithashtu është kryer edhe rruga në Shirok Doll", tha Nikolloski. 

 Ai theksoi se përveç këtyre investimeve, me mjete nga buxheti i Komunës Shtip mori rreth dy milion euro për ndërtimin e rrethërrotullimit nga lagjja Hekurudha deri te vendi i quajtur Ribnik. 

 Kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov theksoi se Shtipi është një kantier ndërtimi, ndërsa për momentin po ndërtohen dhe rikonstruohen disa rrugë në qytet. qa/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR