• e hënë, 28 tetor 2024

Zëvendës e dërguara speciale e KB-së për Sirinë bëri thirrje për shpërshkallëzim urgjent të situatës në këtë vend

Zëvendës e dërguara speciale e KB-së për Sirinë bëri thirrje për shpërshkallëzim urgjent të situatës në këtë vend

Nju-Jork, 29 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendës e dërguara speciale e KB-së për Sirinë, Najat Roçdi, kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të KB-së shpërhkallëzim urgjent të krizës në Siri dhe paralajmëroi për përhapje të mundshme të luftës izraelito-palestineze në këtë vend, transmetojnë agjencitë.

"Në Siri vazhdon dhuna, dhe ajo dhunë paraqet lojë me zjarr. Vetëm një vlerësim i gabuar mund të ndezë djetëra fuçi të ndryshme baruti brenda kufijve sirianë", paralajmëroi Rondi në Këshillin e Sigurimit. Edhe më tej jemi thellësisht të shqetësuar për shkak të mundësisë nga përhapja potenciale e eskalimit në Siri. Pasojat nga ngjarjet tragjike në territorin e okupuar palestinez dhe në Izrael edhe më tej ndjehen në Siri", deklaroi ajo.

Izraeli fundjavën e shkuar përësri e goditi aeroportin në Damask nga ajri, edhe njëherl përkohësisht duke e ndalur shërbimin ajror humanitar të KB-së, i cili punon nga ai aeroport dhe shërbem programe humanitare në Siri", deklaroi ajo dhe paraëlajmëroi se "goditja e infrastrukturës civile është e ndaluar me të drejtën ndërkombëtare".

Sipas saj, deri para disa ditëve pothuajse çdoditë ka pasur raportime për sulme ndaj forcave amerikane në Sirinë verilindore, të cilat kryesisht i kryen e ashtuquajtura Rezistenca ilamike në Irak, por një sulm i tillë nuk është vërejtur në ditët e fundit.

SHBA-ja, e cila pohon se Irani i mbësshtetë grupet që i krxyejnë ato sulme, vetë kryen edhe dy sulme "hakmarrëse" ndaj objekteve në Siri për të cilat pohon se i shfrytëzojnë Garda revolucionare iraniane dhe grupet që i mbështesin.

"Irani mohon se këto grupe janë të lidhura me ta", tha Roçdi.

Ajo theksoi se mënyra e vetme për përballje me këtë situatë është krijimi i qasjes kredibile ndaj zgjidhjes politike për të gjitha çështjet e interesit për palët e prekura, duke u lejuar sirianëve t'i realizojnë aspiratat e veta legjitime dhe të hartojnë rrugën drejt ripërtëritjes së sovranitetit të Sirisë. ab/

foto: KB

QËNDRONI TË LIDHUR