Vritet gjatë një sulmi prefekti austriak, aksion i madh policor për gjetjen e të dyshuarit
- Prefekti i komunës austriake, Kirhberg ob der Donau, Franc Hofer u vra sot në rajonin Rorbah, ndërsa i dyshuari i sulmit është në arrati, raporton Kronen Cajtung.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:00, 28 tetor, 2024
Vjenë, 28 tetor 2024 (MIA) - Prefekti i komunës austriake, Kirhberg ob der Donau, Franc Hofer u vra sot në rajonin Rorbah, ndërsa i dyshuari i sulmit është në arrati, raporton Kronen Cajtung.
Sipas gazetës, i dyshuari është gjuetar dhe konsiderohet shumë i rrezikshëm. Njëkohësisht, gjatë arratisjes së tij dyshohet se ka qëlluar edhe në drejtim të dy personave të tjerë. Mediat austriake raportojnë se pas zbulimit të trupit të prefektit është zbuluar edhe një trup tjetër i cili ka qenë gjuetar, njësoj si sulmuesi.
Në Austrinë e Epërme ka filluar aksioni masiv policor pasi trupi i viktimës ishte gjetur pas të shtënave në rajonin Rorbah.
Janë angazhuar të gjitha shërbimet e emergjencës, përfshirë edhe një automjet të blinduar të njësisë speciale “Kobra”.
Sipas raportimeve, sulmi ndodhi në një livadh, ndërsa zyra e guvernatorit Tomas Shelcer konfirmoi se viktima ishte prefekti i Kirhberg ob der Donau. qa/
Foto: arkivi