• e mërkurë, 16 tetor 2024

Zëdhënësja e NATO-s: Më shumë se 500.000 ushtarë janë në gjendje gatishmërie

Zëdhënësja e NATO-s: Më shumë se 500.000 ushtarë janë në gjendje gatishmërie

Bruksel, 22 korrik 2024 (MIA) - Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dalalah, tha se nga viti 2014 Aleanca ka pësuar transformimin më të rëndësishëm në mbrojtjen kolektive në një gjeneratë, duke theksuar se 500.000 ushtarë momentalisht janë në gjendje gatishmërie.

"Ne kemi implementuar planet më gjithëpërfshirëse të mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë, me më shumë se 500.000 ushtarë për momentin në gjendje gatishmërie", deklaroi ajo për Si-En-En.

Ajo potencoi se është me rëndësi që aleatët të vazhdojnë të kenë forca të afta të armatosura për të mbrojtur territorin dhe popullsinë e Aleancës.

Dalalah shtoi se mënyra e rekrutimit dhe trajnimit të personelit ushtarak është vendim i vendeve individuale dhe se rreth një e treta e anëtarëve të NATO-s kanë ndonjë formë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por se NATO-ja si Aleancë nuk parashikon shërbimin e detyrueshëm ushtarak. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR