Xheko në Fiorentinë
- Golashënuesi më i mirë në historinë e Bosnje e Hercegovinës, Edin Xheko është lojtari i ri i Fiorentinës, bëri të ditur pasditen e sotme njohësi i mirinformuar i tregut të transferimeve, Fabricio Romano.
- Post By Fami Bajrami
- 18:39, 16 qershor, 2025
Firence, 16 qershor 2025 (MIA) - Golashënuesi më i mirë në historinë e Bosnje e Hercegovinës, Edin Xheko është lojtari i ri i Fiorentinës, bëri të ditur pasditen e sotme njohësi i mirinformuar i tregut të transferimeve, Fabricio Romano.
Sipas gazetarit italian, Fiorentina dhe Xheko janë marrë vesh për të gjitha detajet, ndërsa bëhet fjalë për kontratë njëvjeçare me mundësi zgjatje deri në qershor 2027.
Xheko pritet të fitojë midis 1.5 dhe 1.8 milionë euro në sezon.
Tridhjetë e nëntë vjeçari Xheko sezonin e kaluar veshi fanellën e ekipit turk Fenerbaçe, ndërsa kontrata me Fiorentinën shënon rikthimin e tij në Seria A ku më parë luajti për Romën dhe Interin.
Romano gjithashtu potencon se si pjesë e projektit të Fiorentinës për sezonin 2025/2026, hapi tjetër është sjellja e Stefano Piolit në stol, gjë që duhet të konfirmohet zyrtarisht së shpejti.
Foto: EPA