Xhej Di Vens: Danimarka nuk e bën punën dhe nuk është aleate e mirë
- Zëvendëspresidenti amerikan Xhej Di Vens gjatë një interviste të djeshme për Foks njuz ka shprehur dyshime për mënyrën se si Danimarka po e trajton Grenlandën.
- Post By Melahat Baftija
- 11:41, 24 mars, 2025

Uashington, 24 mars 2025 (MIA) - Zëvendëspresidenti amerikan Xhej Di Vens gjatë një interviste të djeshme për Foks njuz ka shprehur dyshime për mënyrën se si Danimarka po e trajton Grenlandën.
"Danimarka, e cila kontrollon Grenlandën, nuk po bën punën e saj dhe nuk është aleate e mirë", tha ai.
Grenlanda është bërë një temë e nxehtë në politikën ndërkombëtare pasi presidenti i amerikan Donald Tramp shprehu interes për ta aneksuar atë drejt SHBA-së. Ishulli i madh dhe pak i populluar në rajonin e Arktikut është i pasur me burime.
Xhej Di Vens gjithashtu e konfirmoi interesin territorial të SHBA-së për Grenlandën.
Në fjalimin e tij në Kongres më 5 mars, Tramp deklaroi se Grenlanda është e rëndësishme për sigurinë e SHBA-së dhe se ai do ta mirëpresë Grenlandën si shtetin e 51-të. Fituesi i zgjedhjeve të fundit në Grenlandë, Jens-Frederik Nilsen, ka deklaruar se Grenlanda nuk dëshiron të bëhet pjesë e SHBA-së.
Kryeministrja daneze Mete Frederiksen nuk i është përgjigjur ende komenteve të fundit të Xhej Di Vens. mb/
Foto: EPA