• e premte, 05 dhjetor 2025

Xhaka nënshkroi për Sanderlendin

Xhaka nënshkroi për Sanderlendin

Sanderlend, 30 korrik 2025 (MIA) - Sanderlendi sot njoftoi për nënshkrimin e mesfushorit të Bajerit, Granit Xhaka.

 Kontrata me 32-vjeçarin është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2028.

 Paraprakisht, insajderi Fabricio Romano njoftoi se Sanderlend do të paguajë 20 milionë euro për Xhakën, pavarësisht faktit se trajneri i Bajerit, Erik ten Hag, ishte kundër largimit të lojtarit.

 Në sezonin 2024/25, Xhaka ka luajtur 49 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë shtatë asistime. Kontrata e tij me Bajer Leverkusen ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2028.

 Xhaka ka luajtur edhe për Arsenalin, Borusi Monhengladbahun dhe Bazelin.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR