• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi: Për ne, si vend anëtar i ardhshëm i BE-së, respektimi dhe trajtimi i barabartë i punëtorëve dhe të drejtave të punës është imperativ

Xhaferi: Për ne, si vend anëtar i ardhshëm i BE-së, respektimi dhe trajtimi i barabartë i punëtorëve dhe të drejtave të punës është imperativ

Shkup, 1 maj 2024 (MIA) - Sot është 1 Maji, Dita ndërkombëtare e punës, dhe krahas urimeve, më lejoni të shpreh edhe falënderimin tim për të gjithë punëtorët e nderuar që edhe në këto rrethana të vështira të krizave globale të aspektit shëndetësor, energjetik dhe ekonomik, kontribuojnë me përkushtim, përgjegjësi dhe profesionalizëm në përforcimin e qëndrueshmërisë, rritjes, zhvillimit dhe konkurrencës së ekonomisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkroi kryeministri Talat Xhaferi në urimin drejtuar qytetarëve me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Si shtet, theksoi Xhaferi, duhet gjithnjë të mendojmë në drejtim të avancimit të mëtejmë të të drejtave punëtore, të ndajmë barrën dhe të tregojmë solidaritet. Ti mbrojmë edhe punëtorët, edhe punëdhënësit.

"Sepse gjithnjë mund të jetë më mirë. Të ndjehen më të lumtur, të njëjtë dhe të barabartë. Sepse, vetëm punëtorë të kënaqur paraqesin edhe gardianë besnikë dhe lojal të të mirës publike. Atëherë shndërrohen në shtytës të fuqishëm të ekonomisë vendore dhe me këtë mundësojnë edhe sigurimin e standardit dhe jetës familjare më cilësore" theksoi Xhaferi.

Si vend anëtar i ardhshëm i BE-së, siç theksoi Xhaferi, angazhimi ynë është t'i mbrojmë punëptorët dhe të sigurojmë trajtim të njëjtë dhe të drejtë për to nga punëdhënësit, sepse çdo punëtor është mbi të gjitha, qenie njerëzore e cila meriton respekt dhe jetë dinjitoze.

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR