• e premte, 11 tetor 2024

Xhaferi në Samitin për Zhvillim të Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Xhaferi në Samitin për  Zhvillim të Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi, prej sot  është në vizitë pune në Tiranë, Republikën e Shqipërisë. 

Xhaferi, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, do të mbajë fjalim në Samitin Rajonal për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, në fokusin e të cilit është Plani për rritjen e Ballkanit Perëndimor i miratuar nga Komisioni Evropian, ndërsa është paraparë të realizojë edhe takim me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski  me ç’rast është planifikuar nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për integrimin euroatlantik të Ukrainës.

Në Samit, siç është theksuar në kumtesë, do të bisedohet për përparimin e bashkëpunimit rajonal dhe realizimin e  Tregut të përbashkët rajonal si proces i përfshirjes graduale në Tregun e vetëm Evropian.  

Sipas agjendës, Xhaferi është paraparë të mbajë fjalim në Panelin "Hyrja në tregun e vetëm". 

Në Samitin rajonal për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, që është vazhdim i takimit të muajit të kaluar në Shkup, janë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe Komisionari për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit i BE-së, Oliver Varheji. 

Në përbërjen e  delegacionit qeveritar janë edhe zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq,  ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe zëvendësministri i Financave Filip Nikoloski, 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR