Xhaferi, Boçvarski dhe Rustemi në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e unazës në Tetovë
- Kryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Qeverinë teknike, Talat Xhaferi dhe Bllagoj Boçvarski, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, sot do të marrin pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e unazës në Tetovë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:22, 13 shkurt, 2024

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Qeverinë teknike, Talat Xhaferi dhe Bllagoj Boçvarski, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, sot do të marrin pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e unazës në Tetovë.
Siç inforojnë nga pres shërbimi qeveritar, është planifikuar edhe fjalimi i tyre në këtë ngjarje.
Bëhet fjalë për një lokacion që gjendet në mes të fshatrave Trebosh dhe Xhepçishtë.
Foto: Arkivi i MIA-s