• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Vlerësim të 20 lëndëve ku ka vendim për masë disiplinore ose shkarkim të gjyqtarit apo kryetarit të gjykatës konform Ligjit për Këshillin gjyqësor

Vlerësim të 20 lëndëve ku ka vendim për masë disiplinore ose shkarkim të gjyqtarit apo kryetarit të gjykatës konform Ligjit për Këshillin gjyqësor

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Vlerësimi i 20 procedurave disiplinore, ku është marrë vendim për shqiptimin e masës disiplinore ose vendim për shkarkimin e gjyqtarit apo kryetarit të gjykatës në pajtim me Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut i miratuar në vitin 2019 do të bëhet në kuadër të projektit “Pavarësia përmes llogaridhënies - monitorimi dhe kontrolli i llogaridhënies gjyqësore në Maqedoninë e Veriut”, financuar nga Ambasada britanike, ndërsa e zbatuar nga Koalicioni i Shoqatave të qytetarëve “Të gjithë për një gjykim të drejtë”.

Koordinatorja e programit në Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë” Ivana Petkovska, në promovimin e projektit, theksoi se analiza do të publikohet në mars të vitit 2025, duke shtuar se do të pasojë edhe pjesa e procesit sa i përket asaj, se sa respektohet Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut për sa i përket parimit të gjykimit të drejtë.

Darko Avramovski, drejtor ekzekutiv "Të gjithë për gjykim të drejtë", iu referua asaj se nga ku u frymëzuan për këtë projekt, kohëzgjatja e të cilit është nga qershori 2024 deri në mars të vitit 2025.

"Projekti erdhi si inspirim, kryesisht përmes kontakteve tona të përditshme me gjyqtarët, me punën e tyre dhe përshtypjet e tyre dhe kënaqësinë me punën e Këshillit Gjyqësor, por edhe si rezultat i hulumtimit që është bërë nga Shoqata e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve Publikë në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, ku shumica gjykon, përmes 50 për qind të gjykatësve, ku theksoi mosbesim dhe pakënaqësi në mënyrën se si kryhen procedurat e tilla disiplinore", tha Avramovski. 

Daniel Filer, zëvendësambasador në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, deklaroi se Britania e Madhe do të japë mbështetje të mëtejshme për këtë sektor kyç për shkak të rëndësisë së tij, për shkak të stabilitetit ekonomik dhe sigurisë së vendit.

"Shteti ligjor vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore për një shoqëri të qëndrueshme. Transparenca dhe llogaridhënia në sistemin e drejtësisë janë shumë të rëndësishme", vlerësoi Filer. 

Vesna Dameva, kryetare e Këshillit gjyqësor, e përshëndeti mbështetjen e ambasadës britanike për projektin. 

Ajo vlerësoi se e mbështet këtë projekt, si të tjerat që janë në drejtim të përmirësimit të situatës në gjyqësor dhe zbatimit të rekomandimeve dhe shtoi se rezultati përfundimtar i projektit do të ndihmojë shumë në drejtimin se si të rregullohen gjërat.

Sipas saj, rregullimi ligjor nuk është edhe aq i keq, ka lëshime, por, ato do të kapërcehen me ndryshime ligjore, por, edhe sepse duhet ndryshuar mentaliteti i secilit prej nesh.

Gjorgjoi Andonov, zëvendëskryetar i Lidhjes së gjykatësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shpreson se ky projekt, "që sigurisht do të ketë rëndësi dhe është e një domethënie të madhe, do të dëgjohet nga ata që marrin vendimet dhe që janë ata që bëjnë ndryshime dhe propozime të ligjeve”.

"Është i nevojshëm përmirësimi edhe kapaciteti që kemi, sepse tani po flasim për përmirësimin e disa proceseve, ndërsa në terren dhe në praktikë hasim në mungesë të numrit të gjyqtarëve, punonjësve të gjykatave, kapaciteteve gjyqësore, ky është vërtetë një problem real që ndikon dukshëm në kryerjen e detyrave të punës, ndërsa në këtë mënyrë edhe në raport me përgjegjësinë që mbajmë ne si gjyqtarë dhe si punonjës të gjyqësorit", thekson Andonov. 

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë "Justiniani i Parë", Denis Preshova është eksperti kryesor i cili do ta udhëheqë hulumtimin. Ai tha se bëhet fjalë për një lloj revizioni ekspertësh, do të analizohet puna në pjesën e përgjegjësisë së gjyqtarëve të Këshillit gjyqësor. Por, jo vetëm Këshilli gjyqësor, por në përgjithësi e gjithë procedura ashtu siç po zhvillohet, duke përfshirë edhe këshillin e apelit pranë Gjykatës së Lartë. qa/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR