• e mërkurë, 20 nëntor 2024

VLEN: Talat Xhaferi, edhe si kryetar Kuvendi edhe si kryeministër i tradhtoi universitetet shqiptare

VLEN: Talat Xhaferi, edhe si kryetar Kuvendi edhe si kryeministër i tradhtoi universitetet shqiptare

28 shkurt 2024 

Derisa shëtit nëpër universitetet shqiptare dhe jep deklarata pompoze me foto fejsbuku, Talat Xhaferi rrit i rrogat vetëm universitetit ku ka më pak se 1 përqind shqiptarë, pra "Shën Qirilit dhe Metodit" në Shkup, edhe atë jo më pak se 22 për qind për muajt janar dhe shkurt dhe afro 40 përqind pas rritjes së rrogës miniimale në muajin mars.

Për të qenë ironia më e madhe edhe ministri i arsimit dhe shkencës është shqiptar, por edhe ministri i Financave, ndërkohë përpos zhurmës që BDI bëri se po vjen kryeministri shqiptar, nuk shifet asnjë ndryshim pozitiv në horizont.

Sipas kumtesës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, "me këtë fillon plotësimi i detyrimit të shtetit i cili del nga marrëveshja kolektive individuale i këtij institucioni të arsimit të lartë të nënshkruar më 29.12.2022, ndërsa i cili do të fillojë të zbatohet prej datës 1.1.2024", dhe pikërisht këtu fshihet e vërteta se Talat Xhaferi si kryetar kuvendi si themelues i universiteteve shtetërore ka nënshkruar marrëveshje vetëm me UKIM, dhe jo edhe me 5 universitetet tjera shtetërore, ndërsa edhe si kryeministër po 'luan të njejtën valle', llafe për shqiptarët dhe rroga më të mëdha për maqedonasit.

Ndryshe 5 universitetet publike, Nënë Tereza, USHT, Universiteti i Shtipit, i Manastirit dhe i Ohrit, kanë dërguar kërkesë që kryetari i ri i Kuvendit të përmirësojë padrejtësinë e Xhaferit dhe rritja të vlejë edhe për 1300 të punësuar në këto universitete, bashkë me 3000 të UKIM-it.

Koalicioni opozitar shqiptar "Vlen"

________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Fotografia: Arkivi i MIA-s
 
 

 

 

 


 
 

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR