VLEN: Atë që se ka bërë BDI për 20 vjet, po e bëjmë ne brenda vitit të parë të qeverisjes
- Koalicioni VLEN çështjet kyçe për shqiptarët po arrin t’i bëjë brenda vitit të parë të qeverisjes. Sot ligji për mbrojtjen e fëmijëve për herë ty dytë do të jetë para deputetëve. VLEN arriti që nga tani e tutje, t’ua mundësoj kandidatëve shqiptarë për kujdestarë të fëmijëve t’i nënshtrohen provimit në gjuhën shqipe dhe licencat t’i kenë edhe në gjuhën shqipe.
- Post By Fami Bajrami
- 13:16, 21 janar, 2025
Shkup, 21 janar 2025
Koalicioni VLEN çështjet kyçe për shqiptarët po arrin t’i bëjë brenda vitit të parë të qeverisjes. Sot ligji për mbrojtjen e fëmijëve për herë ty dytë do të jetë para deputetëve. VLEN arriti që nga tani e tutje, t’ua mundësoj kandidatëve shqiptarë për kujdestarë të fëmijëve t’i nënshtrohen provimit në gjuhën shqipe dhe licencat t’i kenë edhe në gjuhën shqipe.
Për 20 vjet kandidatët për kujdestar dhe licencat e tyre kanë qenë vetëm në gjuhën maqedonase. BDI për më shumë se dy dekada nuk mundi t’i zgjidh problematikat e shqiptarëve dhe ta dërgojë në fund zbatimin e gjuhës shqipe. Pasi derti i tyre nuk ishte Gjuha Shqipe, por kazino, Soravia dhe bizneset personale.
Me VLEN-in në qeveri ka kaluar koha kur ligjet për shqiptarët bëheshin vetëm sa për sy e faqe. Me VLEN brenda qeverisë garantohen të drejtat e shqiptarëve, avancimi i gjuhës shqipe dhe implementimi i ligjeve që garantojnë të drejta të barabarta mes të gjithë popujve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
VLEN, një nga një, po zgjidh problemet që për dekada shqiptarët i kanë pritur. Tani, kujdestaret e fëmijëve do të mund të marrin licenca në gjuhën shqipe. Përmes këtij ligji ne sigurojmë edhe një herë që gjuha shqipe nuk është e rrezikuar në asnjë moment, ndërsa garanci për këtë јеmi ne.
Koalicioni VLEN
_________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.