• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Vijon pagesa e të drejtave sociale dhe e mbrojtjes së fëmijëve

Vijon pagesa e të drejtave sociale dhe e mbrojtjes së fëmijëve

4 prill 2025 

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, e fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin mars 2025.

Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë  kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë mjetet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme 4 prill 2025.

Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela  pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:

- 04.04.2025– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL0

- 07.04.2025– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR