• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Mot me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme shiu, në disa vende do të ketë paraqitje të stuhisë

Mot me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme shiu, në disa vende do të ketë paraqitje të stuhisë

Shkup, 27 prill 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme lokale të shiut dhe bubullimave. Në disa vende do të ketë paraqitje të stuhisë me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit.

Siç informojnë nga DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 23 gradë.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite në disa pjesë të luginës do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të bie në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 23 gradë.

Të hënën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje të përkohshme të shiut, Nga e martja do të jetë stabil, kryesisht me diell me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje graduale. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR