• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidentja Siljanovska-Davkova mori pjesë në meshën e varrimit për Shenjtërinë e Tij, Papa Françeskut

Presidentja Siljanovska-Davkova mori pjesë në meshën e varrimit për Shenjtërinë e Tij, Papa Françeskut

Shkup, 27 prill 2025 (MIA) - Në meshën e varrimit kushtuar Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, mori pjesë edhe presidentja e Maqedonisë Gordana Siljanovska Davkova.

Para rreth 200.000 besimtarëve dhe admiruesve të papës së popullit, liderë religjioz, përfaqësues të familjeve mbretërore, shefa të shteteve, kryeministra dhe delegacione shtetërore zhvilluan ceremoni të shumta kishtare.

"Duke shprehur keqardhje të thellë dhe ngushëllime të sinqerta për vdekjen e tij, presidentja Siljanovska-Davkova, në telegramin e saj drejtuar Vatikanit, theksoi personalitetin e tij mbresëlënës dhe frymëzues si një harmoni të përsosur fjalësh dhe veprash. Ajo i dha edhe një herë njohje të merituar për ndikimin e madh që ai pati si paqebërës i betuar, humanist dhe tribun popullor, një përfaqësues i dialogut dhe pajtimit ndërfetar", thuhet në kumtesën e sotme nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës.

Vitin e kaluar, theksohet në kumtesë, presidentja pati një audiencë me Papa Françeskun, të cilën ajo e përshkroi si një ngjarje të paharrueshme, për shkak të mendimeve të mençura papnore mbi çështjet më të rëndësishme botërore, por edhe respektit të tij për traditën tonë shekullore të tolerancës ndaj diversitetit dhe vetëdijes së pjekur për rolin e rëndësishëm të fesë në zhvillimin e harmonisë shoqërore. sa/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR