Vetëm Zelenski do të marrë pjesë në negociatat në Stamboll
- Në Stamboll sot mbahen negociatat për prëfundim të luftës në Ukrainë. Edhe përkundër paralajmërimeve për takimin në Turqi nuk do të marrin pjesë prresidenti rus dhe ai amerikan, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:59, 15 maj, 2025
Stamboll, 5 maj 2025 (MIA) - Në Stamboll sot mbahen negociatat për prëfundim të luftës në Ukrainë. Edhe përkundër paralajmërimeve për takimin në Turqi nuk do të marrin pjesë prresidenti rus dhe ai amerikan, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp.
Tramp dje deklaroi se në Stamboll do të shkojë vetëm nëse në negociata merr pjesë Putini. Pasi që presidenti rus deklaroi se nuk do të marrë pjesë në negociata edhe Trampin në tkaim do ta përfaqësojnë sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio dhe të dërguarit e posaçëm Stif Vitkof dhe Kejte Kelog.
Përderisa presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mbrëmë deklaroi se do të marrë pjesë në negociatat në Stamboll.
"Ukraina është e gatshme për çfar[do lloj formati të negociatave dhe ne nuk frikësohemi nga takiemt", kumtoi Zelenski në X.
Ai paralajmëroi se do të takohet edhe me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.
Putin i propozoi negociata të drejtpërdrejta për përfundim të luftës në Ukrainë, por ai nuk do të marrë pjesë, ndërsa delegacionin rus do ta kryesojë këshilltari i Putinit, Vlladimir Medinski, ndërsa do të përfshihen edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Mihail Galuzhin dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Aleksandar Fomin.
Në Stamboll në vitin 2022 u mbajtën dy konktakte diplomatike me ndërmejtësim të KB-së dhe Turqisë. I pari në maj, i cili më shpesh përmendet në kontekst të zgjidhjes së konfliktit, ndërsa i dyti në korrik, kur u arrit marrëveshja për grurin, përkatësisht eksporti i lirë i grurit nga portet ukrainase. ab/
foto: ЕPА