• e enjte, 04 korrik 2024

Venger: Klop nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhjen e pasuesit të tij në Liverpull

Venger: Klop nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhjen e pasuesit të tij në Liverpull

Liverpull, 23 shkurt 2024 (MIA) - Menaxheri legjendar i Arsenalit, Arsene Venger, beson se Jirgen Klop nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhjen e pasuesit të tij në Liverpull.

Eksperti gjerman tashmë ka përjashtuar mundësinë e dhënies së ndonjë këshille për “të kuqët” se kush do ta pasojë atë në "Enfild".

Jo, mendoj se Liverpulli nuk duhet ta përdorë atë në këtë drejtim, përveç nëse ai emërohet zyrtarisht nga Liverpullit në funksion këshillues. Ju bëni punën tuaj dhe lini të tjerët të bëjnë të tyren. Mendoj se klubet funksionojnë më mirë kur gjërat ndodhin në këtë mënyrë. Secili duhet të bëjë punën për të cilën është përgjegjës. Atëherë është e qartë se me kë të flasësh kur diçka nuk funksionon", tha Venger.

Ish-trajneri i “topçinjve” zbuloi gjithashtu se atij vetë nuk i është kërkuar këshillë për zëvendësimin e tij pas vendimit për t’u larguar nga skuadra nga Londra.

Favorit për punën e Klopit në Liverpull është Çabi Alonso, i cili aktualisht po udhëheq Baer Leverkuzenin drejt titullit të parë historik gjerman. ls/

Foto: Arkiv 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR