Vende të sigurta pune, rroga të mira dhe besim në sistem mes faktorëve kyç në mënyrë që të përmirësohet pasqra demografike në vend
- Problemi me demografinë është proces i ndërlikuar i cili kërkon përfshirje të të gjithë faktorëve të shoqërisë, por faktorë të rëndësihëm për përmirësim janë vendet e sigurta të punës, rrogat dhe besimi në sistem. Segment i rëndësishëm është edhe përforcimi i dialogut për politika gjinore familjare me përgjegjësi. Që të arrihet e tërë kjo, nevojiten masa konkrete që do të realizohen në terren, konkluduan pjesëmarrësit në debatin e sotëm në Shkup që e organizoi Zyra e Fondit për popullatë e Kombeve të Bashkuara.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:27, 10 korrik, 2025
Shkup, 10 korrik 2025 (MIA) - Problemi me demografinë është proces i ndërlikuar i cili kërkon përfshirje të të gjithë faktorëve të shoqërisë, por faktorë të rëndësihëm për përmirësim janë vendet e sigurta të punës, rrogat dhe besimi në sistem. Segment i rëndësishëm është edhe përforcimi i dialogut për politika gjinore familjare me përgjegjësi. Që të arrihet e tërë kjo, nevojiten masa konkrete që do të realizohen në terren, konkluduan pjesëmarrësit në debatin e sotëm në Shkup që e organizoi Zyra e Fondit për popullatë e Kombeve të Bashkuara.
Nga Qeveria shpresojnë se masat që i ndërmarrin do të japun rezultate në të ardhmen. Zëvendësministri i Punës, Demografisë dhe RInisë, Gjoko Vellkovski beson se vetëm me masa konkrete në terren mund të përmirësohet situata - siç janë më shumë mundësi punësimi, ulje e listave të pritjes për regjistrim në kopshtet e fëmijëve, kthimi i besimit në sistem...

"Të rinjtë janë faktori kyç në tërë këtë proces. Kur flas për të rinjtë, mendoj për ata që janë reproduktiv, që mund të krijojnë mundësi për familjen dhe të ndërtojnë të ardhme, ndërkaq tërë këtë mund ta bëjmë nëse kemi vende stabile të punës, siguri në sistemin e gjyqësisë dhe prokurorisë deri tek ajo që fëmijët të kenë ku të hkojnë në kopsht dhe të mos ketë lista të pritjes për regjistrim dhe dilemë tek prindërit se ku do ta lënë fëmijën derisa ndodhen në punë. Duhet të përfshijmë më shumë segmente. Filluam me masa konkrete. Me Planin operativ për punësim me të cilin 60 për qind janë përfshirë të rinjtë deri 29 vjeç me pka treguam se drejtimin e kemi mu drejt atyre të cilët janë më se të nevojshsëm që pasqyra demografike të jetë sa më stabile. Gjithashtu punojmë edhe në uljen e listave të pritjes në kopshtet e fëmijëve për të cilat kemi qëllim që deri në fund të vitit t'i përgjysmojmë", deklaroi Vellkovsksi para fillimit të debatit të sotëm.
Sipas tij, ka interes për masat nga Plani operativ të cilat kanë të bëjnë me të rinjtë, madje, siç tha, ka edhe të njejta në pritje.
Pjesëmarrje në problem, sipas shefes së Zyrës së Fondit të popullatës të Kombeve të Bashkuara në vend, Afrodita Shala, nuk ka vetëm Qeveria, por edhe sektori privat dhe joqeveritar... Analizat, siç theksoi, tregojnë se shumë më e lartë është shkalla e plleshmërisë së dëshiruar se sa e plleshmërisë reale që tregon se ka shkaqe përse gratë nuk realizohen si nëna.

Ngjarja e sotme u mbajt në kuadër të programit rajonal "Zgjerimi i zgjedhjes: Politika gjinore familjare me përgjegjësi për sektorin privat në Ballkanin Perëndimor - Faza 2", financuar nga Agjencia ausstriake për zhvillim, ndërkaq zbatohet në bashkëpunim me Shoqatën Konekt. ab/
Фото: МИА