• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Velt am zontag: Rute thotë se Rusia mendon për vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë

Velt am zontag: Rute thotë se Rusia mendon për vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë

Bruksel, 21 prill 2025 (MIA) - NATO është e shqetësuar se Rusia së shpejti mund të vendosë armë bërthamore në hapësirë, sipas një raporti të publikuar sot në gazetën "Velt am Zontag".

DPA transmeton se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, deklaroi për gazetën se NATO është në dijeni se Rusia po shqyrton vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë.

Ai i quajti aftësitë e tanishme të Moskës në hapësirë të vjetruara dhe pakrahasueshme me ato të Perëndimit. 

Prandaj, shton Rute, zhvillimi i armëve bërthamore në hapësirë ​​mund t'i mundësojë Rusinë të përmirësojë kapacitetet e saj, gjë që sipas tij shkakton shqetësim të thellë.

Kjo e ashtuquajtur armë kundër satelitit nuk është e drejtuar drejt Tokës por satelitëve. Shkatërrimi i satelitëve mund të shkaktojë kaos në Tokë, pasi shumë sisteme në planet mbështeten te satelitët për punën e tyre, transmeton agjencia gjermane.

Rute paralajmëroi për një shkelje të mundshme të Marrëveshjes për hapësirën të vitit 1967, në të cilën kërkohet përdorim paqësor i hapësirës. Marrëveshja është ratifikuar nga shumica e vendeve, përfshirë Rusinë dhe SHBA-në, shton DPA. 

Rute tha se vitet e fundit, konkurrenca në hapësirë është bërë më e ashpër dhe shumë më intensive, pasi mjedisi atje tani është gjithnjë e më i mbushur, i rrezikshëm dhe gjithashtu i paparashikueshëm. 

Kjo, tha ai, nuk është vetëm një fushë komerciale, por ndikon edhe në mbrojtje, dhe me këtë edhe në sigurinë e përgjithshme. 

Sipas një raporti mediatik, NATO vendosi në vitin 2021 që klauzola për mbrojtje kolektive sipas nenit 5 të vlejë edhe për sulme në ose nga hapësira. Neni 5 thotë se një sulm i armatosur kundër një ose më shumë aleatëve konsiderohet një sulm kundër të gjithëve.

Kjo klauzolë e mbrojtjes kolektive është përdorur vetëm një herë në historinë e NATO-s, në mbështetje të SHBA-së pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR